Tashmë, për gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë, mundësohet komunikimi i qytetarëve me zyrat e shtetit, në rrugë të sigurtë elektronike, pavarësisht vendodhjes. Përmes portalit e-Albania, bashkatdhetarët tanë, banorë në vende të ndryshme të botës kanë mundësi të kryejnë disa lloj aplikimesh dhe pagesa. Portali qeveritar dhe shërbimet elektronike që institucionet ofrojnë përfshijnë edhe dokumenta me vulë elektronike dhe shërbime konsullore. Shërbimi më i përdorur në portal është: Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti.