Andi Zeka

Muzikant - Frosinone, Italy
3290759723

Përshkrimi

Andi Zeka, lindur në Vlorë ne 16-07-1988, ka filluar studimet në fisarmonikë sistem “piano” privatisht. Mbas mbarimit të shkollës së mesme “M.T.Varrone” në Rieti, filloj në vitin 2008 Konservatorin e Musikës “A.Casella” në Aquila, në klasën e fisarmonikës klasike me Maestro D. Flammini duke kaluar në fisarmonikë me pulla (Bajan) me sistemin Bassi Sciolti. Gjatë studimeve, pararelisht ka ndjekur leksione private në teori, në solfezh dhe fisarmonikë. Ka ndjekur kurse me mjeshtra nderkombëtarë si: M. Bonnay (Docent i fisarmonikës Konservatori e Parizit), Y. Shishkin (Rostov), J.L. ìManca, M.Pitocco (“S.Cecilia”, Roma), A.Ranieri, G.Scigliano, F.Angelis, V.Vasovic, M.Bjeletic, A.Dimitriev (S.Pietroburgo), A.Krajka (Shqipëri, Orkestra Nacionale të Radio-Televizionit) edhe me M. Imbruno për Organo. Në vitin 2013 ka studiuar si student Erasmus pranë Konservatorit Superior në Zaragoza (Spanjë) me Mjeshtrin A.L.Castaño, me t cilin ka pasur mundesinë për të thellur studimet në musikën kontemporane duke luajtur në formacione dhe Orkestra me fisarmonikë në kompozime origjnale spanjolle, si dje tema të musikës ballkanase dhe shiptare. Gjatë qëndrimit në Spanjë ka bashkëpunuar në disa Koncerte Live me Relamido, grup i musikës katalane. Në 2014 veç pjesmarrjes në aktivitete të ndryshme instrumentale në Konservatorin “A.Casella” ka mar pjesë në masterclass “Crescendo in musica” mbajtur nga Maestro portuges P.Lameiro, ka dhënë leksione të teorisë së musikës për fëmjë të moshës 6-10 vjeç dhe ka bashkëpunuar rregulisht si fisarmonicist me shoqatën “Un nido di note” që merret me perhapjen në botë të musikës për fëmijë. Në shkurt të 2015 marr diplomën për Fisarmonikë Klasike, dhe nëpërmjet programit Erasmus Placement, i jepet mundësia të shkoj në Paris për 4 muaj ku bashkëpunoj me “Istitutin e Kulturës Italiane në Paris” në sektorin e organmizimit të ngjarjeve kulturore, koncerteve, konferencave, ekspositave artistike e tj. Në të njëtën kohë në Paris i jepet mundësia të luaj së bashku me saksofonistin R.Casarano dhe kontrabasistin M. Bardoscia ne jam session në Istitutin Kulturorë. Kur u kthye në Itali bashkpunoi në “Tatracordo Jazz Workshop 2015” në Isernia së bashku me G. Carnevale, F. Mignogna dhe S. Pace të njohur në Paris. Më vonë bashkëpunoj me orkestrën “Porta Napoli” që luan repertor të musikës napoletane, dhe punon me kitaristin jazz G.Spinelli. Në 2017 merr pjesë në një projektë musike etnike me kitaristin folk S. Di Pasquale. Në nëntor të vitit 2017 mbaroj specializimin pranë Konservatorit “A.Casella” në “Interpretim – Komposim” në fisarmonikë. Mban koncerte midis L'Aquila, Romë dhe Rieti me trio fizarmonika BajanRiverTrio, të formuar së bashku me Piergiuseppe Lofrumento dhe Riccardo Sanna, duke realizuar repertorë nga Morricone e deri te Piazzolla, Bacalov dhe Chick Corea. Në Frosinone në bashkëpunim me kitaristin Stefano Spallotta dhe poetin Amedeo di Sora. Në 2018 ai bashkëpunon në organizimin e ReateFestival si shef promovimi dhe në 2019 si Sekretariat Artistik dhe Prodhimi. Prej vitit 2016 eshtë Docent i Fisarmonikës prane Liceut Artistik “A.G.Bragaglia” në Frosinone.

Adresa

TitulliMA Emër MbiemërAndi Zeka ProfesioniMuzikant Certifikime, Gjuhët e huajaN/A
Telefon3290759723 E-mailandizeka@hotmail.it AdresaVia Casale Ricci, 2, 03100 Frosinone FR, Italy