DANIELA DVORANI

Ekonomist - N/A, N/A
00393336517398

Përshkrimi

Quhem Daniela Dvorani, lindur ne Korçe, laureuar ne Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhim Biznes prane Universitetit Fan S. Noli ne Korçe ku dhe kam dhene mesim si pedagoge per lendet e Statistikes Ekonomike, Menaxhim Shperblimi dhe Menaxhim i Sistemeve te Informacionit. Ne Itali, ne shtator te vitit 2000-2001 kam vazhduar dhe mbaruar studimet Master ne e-Business- Management School, te Institutit Nderdisiplinor Universitar qe quhej ISUFI, projekt i Ministrise Italiane te Arsimit te Larte qe ndertonte keshtu nje strukture ekselence per Italine e Jugut, prane Universitetit te Lecces. Kisha fituar nje burse studimi prej 20 milion liretash nga komuniteti europian qe financionte gjithashtu kete projekt. Gjate Masterit pata mundesi te bej stazhin 3 mujor tek Telekom Italia ne Rome, ku u mora me analizimin e procesit te punes se krijimit te nje produkti te ri e inovativ dhe ne fund m’u dha mundesia te prezantoj punen time para bordit drejtues. Me vone m’u ofrua te punoj si asistente projekti ne nje projekt kerkimi te udhehequr nga nje profesore dhe kerkimtare shkencore e Universitetit te Modenas qe zhvillonte nje projekt kerkimi shkencor te financuar nga Komuniteti Europian ne bashkepunim me Universitetin e Mainz ne Gjermani, Universitetin e Kembrixhit ne Angli, Institutin e Fizikes dhe Materies ne Itali dhe dy kompani prestigjoze me emer ne fushen e kerkimeve mbi teknologjite e fundit moderne dhe bashkekohore te diagnostikimit. Kerkimi ishte mbi nanopatologjite dhe teknologjite moderne te aplikuara ne kete drejtim. Roli im ishte administratore projekti. Pas perfundimit te projektit qe nga viti 2003 kam krijuar nje eksperience pune ne drejtim te administrimit dhe menaxhimit prane dy kompanive me te medha ne qytet, fillimisht tek Coop Estense nje nga kompanite me te medha te distribucionit ne Itali, pronare e nje seri iper dhe supermerkatesh ne te gjithe Italine sin e jug dhe ne veri. Roli im ishte prane zyrave qendrore, ne zyren e administrimit te pasurive. Pas dy vjet eksperience ne ate kompani kaloj tek Gruppo Hera qe ne ate moment po bente nje riorganizim te proceseve dhe sistemeve, ku me eshte dhene mundesia te formohem mbi dy programet dhe gestionalet kryesore Siebel dhe Sap. Gruppo Hera eshte kompania kryesore qe ofron sherbimet e energjise elektrike, gazit, ujit dhe ambientit ne Italine e Veriut me qender ne Bolonje. Roli im eshte ne Departamentin e Administrimit dhe Sherbimit te Klientit ku jam pergjegjese ne zyren e faturimit, perpilimit te kontratave dhe ndjekjen e pagesave. Ne vitin 2004 dhe 2005 per dy here rresht me eshte ofruar dhe perseritur e drejta per te vazhduar shkollen e doktoratures prane Kingston University ne Londer, gje te cilen per ate moment nuk e pranova per arsye familjare. Ne Shqiperi jam diplomuar student i shkelqyer Universitetit Fan S. Noli ne Korce ne tetor te vitit 1997 ne Fakultetin e Ekonomise, dega Menaxhim-Biznes, kursi 4 vjeçar. Kam mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme prane gjimnazit Themistokli Germenji ne Korçe ne vitin 1993 me note mesatare te te 4 viteve, 10 dhe kam qene fituese e disa olimpiadave ne rang rrethi dhe vendi ne matematike, fizike e biologji. Per kete arsye ne fund te mbarimit te shkolles me eshte dhene nga Ministria e Arsimit dhe Ministri i asaj kohe Z. Xhezahir Teliti Medalja e Arte si nxenes i shkelqyer. Me te njejtat rezultate kam mbaruar dhe shkollen tetevjecare Asdreni ne Korçe, ku jam dalluar per pjesemarrjen dhe kam qene fituese e nje sere konkursesh si ne rang rrethi e vendi, te prezantuara si ne radion lokale, radio dhe TV shteterore. Me ka pelqyer gjithnje te shkruaj. Kam qene fituese e nje seri çmimesh ne rreth per poezi e fabula, disa prej te clave jane botuar tek revista e asaj kohe Pioneri. Ne vitin 1985 jam ftuar nga gazetarja e Radio Korçes Donika Tele per te bashkepunuar per emisionin e femijeve, te cilin me vone fillova ta pergatit dhe drejtoj vete ne radio e me vone se bashku me kolegen time sot gazetare e TV Klan Znj. Suela Xhaja. Kjo "pune" e imja e nisur qe femije vazhdoi deri ne vitin 1997 vit kur mbarova shkollen e larte dhe fillova te punoj si gazetare, redaktore e programit ekonomik dhe atij te psikologjise prane RTV Korça. Pasi "eksperimentova" kete lloj eksperience ne radio arrita ne perfundimin se ate qe kisha per te dhene tashme e kisha dhene, dhe vendi im nuk ish gazetare. Kam filluar si pedagoge e jashtme dhe nderkohe pergjegjese e Deges se Informacionit dhe Statistikes ne Universitet dhe me vone pedagoge me kohe te plote. Nderkohe me eshte dhene mundesia per te dhene mesim ne anglisht lenden e matematikes per vitet e para dhe te dytat te kolegjit privat me mesim dhenie ne gjuhen angleze "Preca" ne Korçe. Po ne qytetin tim kam bashkepunuar rregullisht me Agjensine Rajonale te Zhvillimit dhe Dhomen e Tregetise ku detyra ime ishte pergatitja e biznes-planeve per sipermarres te vegjel. Vij nga nje familje arsimdashese dhe patriotike, e rritur me shume dashuri per arsimin dhe mesim-dhenien. Eksperienca ime e pare si pedagoge ne Universitetin e Korçes duke e konfrontuar me vetveten dikur nxenese dhe studente me beri te meditoj e te arrij ne perfundimin se te japesh mesim do te thote te jesh i mencur shume ne profesionin tend, te jesh gjithnje kerkues nga vetja, gjithnje ne nivelin e njohurive bashkekohore. Per kete arsye e ndjeva te domosdoshme nevojen per te bere jo vetem nje Master jashte shtetit, por ne te njejten kohe dhe te maturoja eksperienca konkrete ne fushe e cila do te me hapte horizontin per te kuptuar dhe konkretizuar qarte shume koncepte dhe shprehi te lexuara ne literature, por jo te prekura me dore ne realitet. Menaxhimi eshte nje art dhe shkence ne te njejten kohe qe ka dale nga eksperienca e punes dhe si i tille ka nevoje te jete gjithnje i lidhur me realitetin. Jetojme ne nje kohe kur dijet dhe informacioni jane thelbesore per zhvillimin por nese ato mbeten thjesht ne teori e larg realitetit humbin sensin e tyre pragmatist dhe utilitar.

Adresa

TitulliMSc. Emër MbiemërDANIELA DVORANI ProfesioniEkonomist Certifikime, Gjuhët e huajaN/A
Telefon00393336517398 E-maildaniela.dvorani@gmail.com AdresaN/A