Jerida Kulla

Mesues - Crete, Greece
00306943268456

Përshkrimi

Kam lindur në Gramsh. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreva në vendlindje. Kam ndjekur studimet për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan. Kam punuar 11 vjet në arsim, ku kam dhënë mësim, si në shkollë publike, ashtu edhe private. Për 6 vjet mësuese e lëndës së Letërsisë dhe Gjuhës shqipe, në shkollën e mesme të përgjithshme “Shefqet Guzi”- Gramsh. 1 vit kam punuar mësuese e lëndës Gjuhë shqipe dhe letërsi, në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë, në institutin arsimor jopublik “Tirana Jonë” – Tiranë. 5 vjet kam punuar mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në arsimin e mesëm të lartë, në kolegjin “Saadi” – Tiranë. Për 2 vjet kam punuar mësuese e Gjuhës Shqipe për të huajt në qendrën e gjuhëve të huaja Webster – Tiranë. Prej 4 vjetësh jetoj në Iraklio, Kretë, Greqi. Edhe këtu mundohem të ushtroj profesionin e mësueses, duke u mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe. Kam fituar shkallën e II të kualifikimit për mësimdhënie, Mësues Specialist; Vlerësimi “Shumë mirë”. Kam marrë pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme me karakter pedagogjik, artistik, psikologjiko - filozofik. Po përmend disa prej tyre: Thirrja e Hagës për paqe- Projekti i edukimit për paqe dhe çarmatim, zgjidhja dhe transformimi i konflikteve. OKB- Programi i shkollës së verës, Gramsh. Certifikatë për modulin “Njohja me metodat dhe teknikat bashkëkohore të mësimdhënies në shkollat parauniversitare”. ISSETI - LCDS learning Content Development System (curriculum course) L’institut de Pratiques Phiolosophiques - Seminar “The art of questioning”. Seminari XV Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe i Kulturës Shqiptare në Diasporë. Prej 15 vjetësh merrem me redaktime të ndryshme: Për afro 5 vjet kam punuar redaktore e revistës social-kulturore “Familja”. Gjatë kësaj periudhe kam redaktuar libra me karakter social, shkencor, kulturor e fetar. Për afro 2 vjet (part –time) Redaktore dhe Korrektore letrare në gazetën “Shqip”. Për 15 vjet, redaktore gjuhësore në fondacionin “Rumi”. Jam anëtare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi. Jam pjesë e Regjistrit të Mësuesve të Diasporës. 2008 botoj librin me poezi e prozë poetike, “Rrugëtim”. 2011- Botohet në mënyrë elektronike vëllimi me poezi “Mite dhe Rite”. Po përgatis librin me poezi e prozë poetike. Më pëlqen të shkruaj, të merrem me letërsi.

Adresa

TitulliMA Emër MbiemërJerida Kulla ProfesioniMesues CertifikimeMësues Specialist, shkalla e II të kualifikimit për mësimdhënie,ISSETI - LCDS learning Content Development System (curriculum course) Gjuhët e huajaN/A
Telefon00306943268456 E-mailjeri242004@yahoo.com AdresaIraklio, Kretë, Greqi