Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus

Art,Kulturë,Sport - N/A, N/A
40765723337

Përshkrimi

Më 12 prill 2006 u formua në Bukuresht dhe u jetësua si institucion kulturor-artistik, me personalitet juridik, me ekzistencë kohore të pakufizuar Shoqëria Kulturore Shqiptare „Haemus. Joqeveritare, pa karakter politik dhe jofitimprurëse, Shoqëria Kulturore Shqiptare „Haemus funksionon në përputhje me nenet e Statutit të vet dhe të Ligjit Nr.21/1924, Synimi kryesor i Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus është promovimi i kulturave dhe qytetërimeve rumun e shqiptar, në të gjitha trajtat e shprehjes së tyre, përmirësimi i marrëdhënieve ndërkulturore dhe integrimi në cirkuitet evropian e botëror. Duke mbajtur parasysh tolerancën tradicionale shqiptare dhe sidomos kontekstin integrues evropian që po përjetojnë kombet shqiptar e rumun, Statuti i Shoqërisë jo vetëm u krijon mundësi të gjera përfaqësimi shqiptarëve të kudondodhur, por edhe synon të afrojë sa më shumë miq e dashamirës të Shqipërisë, studiues të shqipes, të kulturës dhe të historisë shqiptare, që ndodhen në Rumani dhe në vende të tjera. Në të njëjtën kohë, Statuti i Shoqërisë mundëson njohjen më të plotë e më të saktë të kulturës rumune në hapësirat shqipfolëse dhe në ato evropiane e më gjerë.

Adresa

KategoriaArt,Kulturë,Sport KompaniaShoqëria Kulturore Shqiptare Haemus AdresaN/A
Telefon40765723337 E-mailasociation.haemus@gmail.com Viti i themelimit2006 Numri i te punesuarveN/A
A ështe “Gruaja” në fokusin e organizatës / institucionit/ biznesit tuaj ?N/A