Alban Daci

Gazetar - Tirane, Albania
00393208188403

Përshkrimi

Curriculum Vitae e ALBAN DACI Dottore magister. Anëtar i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Në Samitin e Diasporës, zhvilluar 28 shkurt- 1 mars 2019, u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës dhe me vendim të qeverisë u titullua “Ambasador i Kombit”. Që në 2018, ka themeluar www. emigrazione.net me seli në Genova, duke u bërë një figurë referuese për gjithë Italinë për çështjet e emigracionit. Albani jo vetëm është një zë i rëndësishëm i emigracionit, por përmes angazhimit të tij profesional ka ndihmuar shumë shqiptarë, duke ju qëndruar pranë dhe duke ndihmuar që të respektohen të drejtat dhe liritë e tyre. U lind në Sllovë të rrethit të Dibrës, më 12 qershor 1984. Shkollën e mesme të arsimit të përgjithshëm e kreu te “Arben Broci”, në Tiranë. Në vitin 2008, ka kryer Laurea Triennale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike në Universita degli Studi di Genova në Itali. Në vitin 2010, ka kryer me cum laude (me yll) Laurea Magistrale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike po në Universita degli Studi di Genova. Është gazetar për çështjet e Rajonit dhe të Diplomacisë, politolog, studiues; kryetar i organizatës shqiptare “Nuova Generazione Albanese”, godwill ambasador i “ Komitetit Ndërkombëtare “Kolombo” për Republikën e Shqipërisë, anëtar i Lëvizjes Federaliste Europiane (Seksioni i Genovës), Sekretar për Arsimin i Aleancës Kuqezi dhe nënkryetar i PDKSH, si dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente e konferenca shkencore të organizuara nga kjo lëvizje. Ka bashkëpunuar me organet kryesore të shtypit të shkruar në vend, si: “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Ndryshe”, “RD”, “Tirana Observer”, “Nacional, Lajm”, “Nënë Shqipëria”, “Tema”, “Lajm”, “Telegraf”, “Integrimi”, “Dibra”, gazeta e “Shqiptarëve në Britani”, “Standard”, “Ballkan”, “Albania”, “Balli i Kombit”, “Bota Sot”, “Sot”, il giornale “La Gazzetta di Monferrato”, “Sicilia Millennium”, “Metropol”, “Dire Online” (Revista e Departamentit Europian të Kërkimeve në Università degli Studi di Genova), “Kuvendi” (Revista e përmuajshme, që botohet në Miçigan të USA nga shqiptarët që jetojnë prej vitesh atje), Agjencia Kombëtare e Lajmeve (www.noa.al) dhe në shumë faqe të tjera, si dhe në mjaft mail-lista shqiptare dhe në emisione të rëndësishme televizive në stacione të ndryshme shqiptare.  Prej vitesh, live nga Italia ka raportuar për problemet të emigracionit dhe të Diasporës, si dhe për periudhën Covid-19 në disa televizione, si “Report TV, RTSH 1, RTSH 3, RTSH 24, Vizion Plus, Syri.Tv., Dukagjini Tv, RTK 1 etj. Që nga maj 2008, në vijimësi, ka punuar si gazetar në gazetën “Dibra, punë të cilën e vazhdon edhe sot. Në Itali ka botuar gazetën “Arbëria”. Deri tani ka botuar katër libra të fushës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomacisë, si: “Europa dhe shqiptarët” (prill, 2011), “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare” (shtator, 2011) , “Kuq e Zi” (nëntor 2012) dhe “Covid-19 Manifest- Demokraci dhe liri”.

Adresa

TitulliDr. Emër MbiemërAlban Daci ProfesioniGazetar Certifikime, Gjuhët e huajaN/A
Telefon00393208188403 E-maildott.albandaci@gmail.com AdresaVia della Cella, 81r, Genova, GE, Italia