Rreth Nesh

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka si mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit socio-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë kombëtare për Diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxitjes së prirjeve filantropike dhe investimeve në mbështetje të zhvillimit të Diasporës në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj. Në përmbushjen e misionit të tij, FSHZHD udhëhiqet nga këta objektiva:
-mbështetjen e anëtarëve të diasporës për të mundësuar kontributin e tyre në çështjet arsimore, kulturore, shëndetësore:
-forcimin e bashkëpunimit me organizata të tjera jofitimprurëse dhe organizata filantropike, të angazhuara në mënyrë aktive në zhvillimin social-ekonomik e kulturor.:

Diaspora është një potencial i domosdoshëm për zhvillimin e Shqipërisë me anë të lidhjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të Diasporës dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, shkencës, arsimit, kulturës dhe çështjeve sociale. Diaspora ka kapacitete, të cilat mund të përdoren për zhvillimin e mëtëjshëm të shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet ndërmjetësimit, përcjelljes së ideve/praktikave/vlerave dhe qëndrimeve, normave të sjelljes dhe kapitalit social.


Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës

RRJETI I PROFESIONISTËVE TË DIASPORËS

Platforma Rrjeti i profesionistëve në Diasporë vjen si produkt i projektit Diaspora për Zhvillim.
Rrjeti i profesionistëve është një portal që synon të mbështesë e të nxisë zhvillimin e Shqipërisë duke ofruar një urë lidhëse për Diasporën, me qëllimin për të mbledhur dhe shkëmbyer informacione dhe përfshirjen e ekspertizës së anëtarëve të këtyre komuniteteve në të mirë të zhvillimit të vendit si dhe në drejtim të gjenerimit të ideve dhe nismave me përfitim të përbashkët për anëtarët e këtyre komuniteteve.
Platforma është krijuar me qëllimin madhor të hartëzimit të profesionistëve shqiptarë në Diasporë. Ajo u vjen në ndihmë anëtarëve të Diasporës duke iu ofruar mundësinë për të kapërcyer barrierat gjeografike, për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin ndërmjet tyre.
Platforma Rrjeti i Profesionistëve i ofron përdoruesve profesionistë shqiptarë në Diasporë mundësi informimi, mundësi bashkëpunimi, mundësi punësimi, investimi, etj.


 

PRODUKTE & PARTNERË