Kushtet e Përdorimit dhe të Privatësisë

Kur aksesoni Platformën “Rrjeti i Profesionistëve” dhe përdorni shërbimet tona ju pajtoheni me të gjitha këto kushte. Përdorimi i shërbimeve tona i nënshtrohet gjithashtu Politikës sonë të “Cookies” dhe të Privatësisë, e cila përmbanë mënyrën se si mbledhim, përdorim, ndajmë dhe ruajmë informacionin tuaj personal. Në momentin e regjistrimit në Platformën “Rrjeti i Profesionistëve” ju kërkohet pëlqimi paraprak për pranimin e këtyre kushteve kontraktore.

Ju pranoni që duke duke hyrë në Platformë dhe duke klikuar "Regjistrohuni" ose duke përdorur shërbimet tona (të përshkruara më poshtë), ju jeni duke shprehur pëlqimin tuaj për të lidhur një kontratë me Fondin shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (edhe nëse ju jeni duke aksesuar Platformën në emër të një kompanie). Nëse dëshironi të përfundoni këtë kontratë, ju mund ta bëni këtë në çdo kohë duke mbyllur llogarinë tuaj dhe duke rreshtur së përdoruri shërbimet tona.

Platforma “Rrjeti i Profesionistëve”

Ju po hyni në këtë kontratë me Fondin shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (referuar gjithashtu si "ne"), product i të cilit është Platforma “Rrjeti i Profesionistëve” (referuar gjithashtu si "Platforma jonë"). Kjo kontratë vlen për Anëtarët dhe Vizitorët. Si Vizitor ose Anëtar i Platformës sonë, mbledhja, përdorimi dhe ndarja e të dhënave tuaja personale i nënshtrohet kësaj Politike Privatësise (e cila përfshin edhe Politikën tonë të “Cookies”) sipas përditësimeve.

Shërbime

Kjo kontratë vlen për Platformën “Rrjeti i Profesionistëve” dhe informacione të tjera të lidhura me Platformën, komunikimet dhe shërbimet e tjera në të cilat përcaktohet se ato ofrohen në bazë të kësaj kontrate. Përdoruesit e regjistruar të Platformës sonë janë "Anëtarë" dhe përdoruesit e paregjistruar janë "Vizitorë".

1.2 Anëtarët dhe Vizitorët

Kur regjistroheni dhe aksesoni shërbimet e Platformës “Rrjeti i Profesionistëve”, ju bëheni Anëtar. Nëse keni zgjedhur të mos regjistroheni në Platformën “Rrjeti i Profesionistëve”, mund të aksesoni disa informacione si "Vizitor".

1.3 Ndryshimet

Ne mund të bëjmë ndryshime në kontratë. Ne kemi të drejtë të modifikojmë herë pas here këtë kontratë, Politikën tonë të Privatësisë dhe të Cookies. Nëse bëjmë ndryshime materiale në të, ne do t'ju njoftojmë përmes komunikimeve tona për t'ju dhënë mundësinë për të rishikuar ndryshimet paraprakisht. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i Platformës sonë pasi t’ju njoftojmë në lidhje me ndryshimet tona, do të konsiderohet si pranim i kushteve të përditësuara që nga data e tyre e efektshmërisë.

2. Detyrimet

2.1 Ligjshmëria e Përdorimit të Platformës “Rrjeti i Profesionistëve

Këto janë disa premtime që ju na bëni në këtë kontratë:

Ju keni të drejtë të hyni në këtë kontratë nësë të paktën plotësoni kriterin e moshës minimale të vendosur nga ne, 16 vjeç. Shërbimet tona nuk mund të përdoren nga persona nën moshën 16 vjeç.

Për të përdorur shërbimet, ju pranoni që: (1) duhet të keni përmbushur së paku kriterin e moshës minimale të vendosur nga ne; (2) do të keni vetëm një llogari në Platformën tonë, e cila duhet të jetë në emrin tuaj të vërtetë. Krijimi i një llogarie me informacion të rremë është një shkelje e kushteve tona, përfshirë llogaritë e regjistruara në emër të të tjerëve ose personave nën moshën 16 vjeç.

"Mosha minimale" do të konsiderohet16 vjeç. Sidoqoftë, nëse ligji kërkon që ju të jeni më në një moshë më të madhe në mënyrë që Platforma t’ju sigurojë ofrimin e shërbimeve të saj pa nevojën e dhënies së pëlqimit paraprak nga prindërit (përfshirë përdorimin e të dhënave tuaja personale), mosha minimale do të jetë e tillë.

2.2 Llogaria juaj

Anëtarët zotërojnë llogaritë e tyre dhe fjalëkalimi mbahet sekret nga secili. Ju pranoni të: (1) përdorni një fjalëkalim të fortë dhe ta mbani atë konfidencial; (2) të mos transferoni asnjë pjesë të llogarisë tuaj (p.sh. kontaktet) dhe (3) ndiqni ligjin dhe rregullat tona të poërdorimit. Ju jeni përgjegjës për çdo gjë që ndodh përmes llogarisë tuaj nëse nuk e mbyllni atë ose raportoni keqpërdorime.

Të dhënat personale

Në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të dhënat personale ruhen në sistemin e Platformës ekskluzivisht me lejen e përdoruesit dhe në kuadër të nevojës për funksionimin e Platformës dhe shërbimeve të saj. Duke plotësuar të dhënat e tij për identifikim dhe krijuar llogarinë përkatëse në Platformë, përdoruesi pajtohet me kushtet e përdorimit të portalit dhe jep pëlqimin që të dhënat personale do të përpunohen dhe ruhen në sistemin informatik të Platformës. Detajet e ruajtura në Platformë do të ruhen dhe përpunohen nga administratori i saj dhe ofruesit e shërbimit përkatës ekskluzivisht për qëllime të ofrimit të shërbimit.

Të dhënat teknike

Të dhënat teknike të ruajtura në sistemin e portalit unik qeveritar nuk do të bëhen të qasshme në formë të personalizuar për të tretët. Për identifikimin e sesionit të përdoruesit do të përdoren cookies. Konsiderohen si detaje teknike të dhënat e mëposhtme:

1. Adresa IP e përdoruesit;
2. Identifikimi i ëeb-broëser të përdoruesit
3. URL-në e ëeb-faqes që i adresohet Platformës;
4. Faqen URL të Platformës, të cilit përdoruesi i është adresuar;
5. Emrin dhe mbiemrin dhe të dhëna të tjera personale;

E drejta e autorit

Në përputhje me ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”:

1. Lejohen referenca të detajuara për të gjithë materialet dhe shërbimet e Platformës; në rastin e një reference të gabuar, administratorët përgjegjës për përmbajtjen e portalit dhe autorët do të kenë të drejtë të kërkojnë heqjen e referencës ose ndryshimin e saj.
2. Lejohet riprodhimi i pjesshëm dhe/ose i plotë i informacionit të portalit, me kusht që të respektohet integriteti i informacioneve dhe të mos ndryshohet as kuptimi, as rëndësia, as zbatimi i tyre si dhe të përcaktohet burimi dhe data e publikimit.
3. Riprodhimet për qëllime komerciale ose reklamuese nuk do të lejohen, përveç përjashtimeve.

Legjislacioni mbi krimin kibernetik

Shqipëria ka ratifikuar që prej vitit 2002 Konventën për Krimin në Fushën e Kibernetikës. Konventa aktuale është e nevojshme për të frenuar veprimet e drejtuara kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë të sistemeve kompjuterike, rrjeteve dhe të dhënave kompjuterike, sikurse dhe keqpërdorimit të këtyre sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave, nëpërmjet sigurimit që kjo veprimtari e tillë të kriminalizohet, sikurse përshkruhet në këtë Konventë, dhe nëpërmjet krijimit të forcave të mjaftueshme për luftimin efektiv të këtyre veprave kriminale, duke lehtësuar zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave penale në të dyja nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke siguruar marrëveshjet për bashkëpunim ndërkombëtar të shpejtë dhe të besueshëm.

Kliko këtu për një përmbledhje të legjislacionit për krimin kibernetik në fushën e teknologjisë së informacionit.

2.3 Pagesa

Platforma “Rrjeti i Profesionistëve” ofrohet pa pagesë për Anëtarët dhe Vizitorët.

2.4 Njoftimet dhe Mesazhet

Ju pranoni që do t'ju dërgojmë njoftime dhe mesazhe në mënyrat e mëposhtme: (1) brenda Platformës, ose (2) nëpërmjet të kontaktit që na keni dhënë (p.sh., email, numër celulari). Ju pranoni të mbani informacionet e kontaktit tuaj të përditësuar

2.5 Ndarja

Kur ndani informacione mbi Platformën tonë, të tjerët mund ta shohin, kopjojnë dhe përdorin atë informacion.

Platforma lejon postimet tek profili juaj të karakterit promovues me fokus aktivitetet të lidhura me jetën profesionale (në rastin e Anëtarëve individë) apo informacione në lidhje me eventet/lajmërimet e Organizatave/Bizneseve të fushës së veprimtarisë së tyre. Informacioni dhe përmbajtja që ndani ose postoni mund të shihet nga Anëtarët e tjerë të Platformës. Ne nuk jemi të detyruar t’i publikojmë këto komunikime në Platformën tonë (me ose pa paralajmërim).