THIRRJE PËR VULLNETARË

THIRRJE PËR VULLNETARË Në kuadër të projektit "Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës" Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane kërkon të angazhojë vullnetarë gjatë implementimit të këtij projekti.
Vullnetarët do të përfshihen në fazat e ndryshme të këtij projekti duke filluar me koordinimin e aktiviteteve, përpilimin e materialeve kërkimore dhe hartimin e analizave. Në fund të projektit aktivistët do të pajisen me çertifikatë.
Instituti organizon aktivitete të ndryshme publike, publikon materiale kërkimore dhe bashkëpunon ngushtë me partnerë vendas dhe të huaj për studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.
Të interesuarit të dërgojnë një Jetëshkrim dhe Letër Motivimi në adresën e mëposhtme:
info@issh.al
Afati i dërgimit të aplikimit deri më 22 mars 2021, ora 12:00.
Ju mirëpresim
Ky projekt po zbatohet me mbështetjen dhe financimin e Lëviz Albania, projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC nga konsorciumi i tre organizatave
@osfalbania @partnersalbania dhe @coplanalbania