Thirrje Eksperti komunikimi dhe vizibiliteti

  • 30 March, 2021

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall thirrjen për angazhimin e një eksperti komunikimi dhe vizibiliteti, i cili duhet të jetë i/e gatshëm të sigurojë komunikimin dhe informimin në lidhje me vizibilitetin e aktiviteteve të projekteve që KShH ka në zbatim.

Periudha për të cilën eksperti i medias kërkohet të angazhohet në këtë projekt është 18 muaj.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë kriteret e aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 05.04.2021 dokumentacionin e kërkuar.

Për më shumë ju ftojmë të lexoni thirrjen e plotë duke klikuar në këtë link: https://ahc.org.al/kerkese-per-shprehje-interesi/