Takimi i 14-të ndërkombëtar “Kërkimi dhe Roli i Diasporës Shkencore”

  • 16 January, 2020

Shtyhet data e pranimit të aplikimeve për konferencën “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”.

Studiuesit shqiptarë të të gjitha disiplinave nga rajoni dhe Diaspora njoftohen se afati për regjistrim dhe dërgimin e aplikimeve është shtyrë deri më datë 05 shtator 2019. Brenda kësaj date të interesuarit mund të dërgojnë përmbledhjet e temave të tyre në adresën elektronike: takimi2019@alb-shkenca.org

Instituti “AlbShkenca” dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka njoftuar më herët organizimin në datat 27-29 shtator 2019 në Tiranë të konferencës “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”.

Ky do të jetë një event, ku kërkues shkencorë dhe studiues shqiptarë nga e gjithë bota do të paraqesin arritjet më të reja të studimeve të tyre në fushat përkatëse të ekspertizës, gjithashtu ofrohet edhe mundësia e shkëmbimit shkencor dhe bashkëpunimit mes studiuesve shqiptarë.