SHBA / Një takim për profesionistët shqiptaro-amerikanë më 18 gusht

  • 18 August, 2021

Shoqata shqiptaro-amerikane e profesionistëve në arkitekturë, ndërtim dhe inxhinieri organizon takimin e parë të vitit, i cili do të zhvillohet në datën 18 gusht 2021.

Shoqata ka për qëllim që të shërbejë si një platformë komunikimi për të krijuar një ambient ku profesionistët shqiptaro- amerikan mund të njohin dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Ajo fton të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e eventit.