Samiti i Grave të Biznesit

  • 05 July, 2021

Samiti i Grave të Biznesit

 

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, organizojnë “Samitin e Grave të Biznesit” më 8 korrik 2021.

Ky aktivitet do të organizohet në dy seanca: “Lidershipi i gruas në Biznes” dhe “Sfidat e Gruas Sipërmarrëse të Diasporës në Situatë Pandemie”.

Takimi do të bëjë bashkë, gra sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësuese të institucioneve shtetërore dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato të cilat në programet e tyre kanë zhvilluar objektiva, lidhur me gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

Samiti synon prezantimin e eksperiencave dhe sfidave gjatë periudhës së pandemisë, si dhe përvojave dhe modeleve të suksesshme të grave sipërmarrëse. Gjithashtu, synon sigurimin e hapësirave dhe mundësive të investimeve të reja, krijimin e rrjetëzimit dhe nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

Ky event do të mbahet më datë 08 korrik 2021, nga ora 09:00 deri në orën 16:30 (me orën lokale) në një format Hibrid, online nëpërmjet Platformës Zoom dhe në Hotel Plaza Tirana, Shqipëri.

Takimin mund ta ndiqni këtu:

https://zoom.us/j/99649735643…

https://diasporashqiptare.al/…/8-korrik-ne-tirane…/

#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim

View Fullscreen