Rrjeti i Profesionistëve në bashkëpunim me duapune.com

  • 19 January, 2021

Rrjeti i Profesionistëve në mbështetje të anëtarëve të tij së bashku me duapune.com ofron mundesi bashkëpunimi mes bizneseve dhe profesionistëve në Diasporë dhe Shqipëri.

duapune.com - “Miku juaj për punë dhe karrierë”

Me një eksperiencë 15 vjeçare dhe njohuri shumë të mira të tregut të punës, duapune.com është një nga platformat kryesore online të punësimit në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

duapune.com mbështet Biznesin në gjetjen e kandidatit më të mirë, në sajë të një Database të pasur me CV apo profile te plotësuara nga kandidatë të niveleve dhe profesioneve të ndryshme  dhe Punëkërkuesin në gjetjen e një alternative më të mirë pune.

duapune.com përfaqëson një markë unike dhe me reputacion të lartë në treg duke mbështetur dhe këshilluar punëkërkuesin në çdo hap me informacion të vlefshëm mbi punën dhe karrierën nëpërmjet EduDP- duapune/blog.

Në bashkëpunim me DM Consulting Services, duapune.com ofron gjithashtu shërbime në fushën e Burimeve Njerëzore dhe mbështet të gjithë procesin e rekrutimit për plotësimin e stafit të përhershëm ose të përkohshëm, në të gjitha nivelet nga më të ultat deri tek nivelet e larta dhe ato menaxheriale si:

  • Gjetje Ekzekutivësh dhe Profesionistësh
  • Procese te pjesshme dhe te plota Rekrutimi
  • Konsultim për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
  • Sisteme Informacioni për Burimet Njerëzore HeRa
  • Kërkime dhe studime tregu për Burimet Njerëzore
  • Trajnime Soft Skills dhe Menaxheriale
  • Qendra Vlerësimi Potencialesh për menaxherë të ardhshëm

“Miku juaj për punë dhe karrierë” >>  www.duapune.com