Projekt-ligji "Për mbështetjen dhe zhvillimin e Startup-eve Inovative"

  • 06 November, 2020

 

Në kuadër të projektit “Diaspora shkencore” sipas të cilit, sigurimi i përfshirjes së gjerë të Diasporës si opinion publik kontribuon në demokratizimin e vendit, por gjithashtu konsolidon konsensusin mbarëkombëtar mbi integrimin në BE dhe ofron një kuadër për të kanalizuar ekspertizën dhe energjinë brënda shoqërisë shqiptare në politikbërje dhe implementim, po u përcjellim anëtarëve të Rrjetit të Profesionistëve këtë konsultim rreth P/ligjit të Startup-eve dhe inovacioneve me qëllim dhënien e inputeve tuaja. Projektligji ka për qëllim krijimin e një kuadri rregullator dhe institucional që mbështetet dhe favorizon krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja me potencial të lartë rritjeje në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të njohura botërisht si Startup-e Inovative. Këto startupe realizojnë ide, modele, produkte dhe proçese të reja biznesi, të cilat sjellin risi dhe përmirësim të ndjeshëm në çdo fushë të ekonomisë.
https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/303
#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim