NJOFTIM POCESI I KONSULTIMIT PER STRATEGJINE E KOMUNIKIMIT 2021-2024 TE MINISTRIT TE SHTETIT TE DIASPORES

  • 26 February, 2021

Të nderuar anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve të Diasporës,

Ministri i Shtetit për Diasporën është duke hartuar Strategjinë e Komunikimit për Diasporën 2021-2024, e cila synon të mbështesë përpjekjet dhe të gjithë aktivitetin e institucioneve publike për diasporën si dhe  shoqatave dhe përfaqësuesve të Diasporës, për të integruar më mirë këtë komunitet mjaft të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë. Kjo Strategji po mbështetet nga Programi i IOM "Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë", financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar

Si pjesë e procesit të zhvillimit të Strategjisë  së Komunikimit dhe duke njohur rolin tuaj thelbësor, do t'ju ftonim të shihnit disa pyetje të thjeshta të cilat i gjeni më poshtë dhe mundësisht të përgjigjeshit ose shkruanit rreth tyre. Mendimi dhe opinioni juaj do të ndihmojnë shumë hartuesit e strategjisë për të patur një produkt sa më efektiv dhe ndihmës.

Ju lutem qe kontributin tuaj ta dërgoni në adresën: eltonjorgji@yahoo.com, mundësisht brenda datës 3 Mars 2021.

Mirëpresim cdo koment tuaj duke e konsideruar ate mjaft të vlefshëm per kete proces.

Faleminderit

Pyetjet

  • Cila është cështja me më shumë interes për diasporën? (investimet, turizmi, remitancat, mbajtja e lidhjeve me vendin, mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët, etj.)

 

  • Cfarë lloj mbështetjeje nga qeveria do të pëlqenit?

 

  • Cilën nga mënyrat e komunikimit do të preferonit? Online, materiale të printuara, komunkimin personal?

 

  • A mendoni se zëri juaj degjohet dhe se shqetësimet tuaja kuptohen? Cfarë duhet bërë për të përmirësuar këtë gjë?