Menaxher/e Programesh

  • 26 March, 2021

Vend i lire pune:

Menaxher/e Programesh

ESD & Aikido Albania po kërkon të rekrutojë një Menaxher/e Programesh

Menaxheri apo Menaxherja e Prorgrameve (MP) do të jetë përgjegjës/e për mbështetjen e zhvillimit strategjik dhe zbatimit të programeve te ESD & Aikido Albania në Shqipëri. MP raporton drejtpërdrejt tek Drejtorja Ekzekutive e ESD & Aikido Albania, e cila e këshillon dhe ndihmon në përcaktimin e programeve, projekteve, strategjive operacionale dhe institucionale në përputhje me strategjinë dhe politikat e ESD & Aikido Albania. Ai / ajo është përgjegjës për udhëheqjen e strategjisë së avokimit dhe partneritetit të ESD & Aikido Albania në Shqipëri, me qellim forcimin e projekteve dhe rritjen e organizates, si dhe për përfaqësimin e organizatës në takime dhe ngjarje strategjike siç kërkohet.

Informacione të përgjithshme për ESD & Aikido Albania:

ESD & Aikido Albania është një organizatë jofitimprurëse që operon për mbi 3 vite në fushën e fuqizimit nepermjet programit Fuqizim nepermjet Vetembrojtjes, si dhe disiplinave per mendjen dhe trupin, si coaching, arte marciale, yoga apo meditim. Gjithashtu, merr pjese ne nje sere aksionesh qe kane per qellim forcimin e komuniteteve mbeshtetese ne fushen e barazise gjinore, fuqizimit ekonomik, mbrojtjen e te drejtave, gjithmone me fokus te vecante grate, femijet dhe grupet ne situate vulnerabel. Fusha e ekspertizës së ESD & Aikido Albania eshte ne formimin e trajnereve, evente sensibilizimi, fushata dhe networking. Nepermjet punes me individet, kontribojme ne fuqizimin e komuniteteve dhe institucioneve publike a jo-publike.

FUNKSIONET THEMELORE TE PUNES:

Të hartojë, drejtojë dhe mbikqyrë zbatimin e strategjisë së ESD & Aikido Albania, koordinimin, planifikimin dhe monitorimin e përgjithshëm të projekteve;

Të jenë në dijeni me situatën politike në vend dhe të ndjekin nga afër zbatimin e agjendës qeveritare ne fusha qe kane te bejne me qellimet dhe misionin e organizates

Të kryesoje sigurimin e kontrollit të cilësisë të të gjitha dokumenteve publike dhe të brendshme, mjeteve dhe strategjive të komunikimit për të promovuar punën e ESD & Aikido Albania dhe partnerëve të saj;

Përgjegjës/e për menaxhimin e përgjithshëm financiar dhe buxhetor të projekteve nën mbikëqyrjen e DE përfshirë kontrollin e cilësisë, pilotimin operacional të buxhetit (monitorimi, parashikimi, parashikimi dhe propozimi i ndryshimeve) dhe ndjekja;

Të organizojë dhe lehtësojë shqyrtimin tremujor të programit dhe të drejtojë ose kontribuojë në organizimin e takimeve të nevojshme, planifikimit të eventeve, etj.

Të kontribuojë në forcimin e përpjekjeve të menaxhimit të njohurive dhe mbikëqyrjen e elementeve dhe projekteve studimore

Për të promovuar sinergjinë dhe ndërtimin e ekipit brenda ESD & Aikido Albania, te siguroje komunikim, koordinim dhe bashkëpunim të mirë midis të gjithë anëtarëve të ekipit dhe bashkepunetoreve, përfshirë ato në terren;

Të propozojë një plan të ndërtimit të kapaciteteve për ekipin;

Të punojë me DE, për përcaktimin e arkitekturës më të mirë të mundshme per ekimin, për të siguruar koherencë, bashkëpnim dhe ndarjen e roleve dhe përgjegjësive midis të gjithë stafit përkatës.

Të kontribuojë dhe ndihmojë në shkrimin e propozimeve të projekteve dhe udheheqe mbledhjen e fondeve

Të kontribuojë në sistemin M&E, zhvillimin dhe implementimin.

Kualifikimet dhe eksperiencat:

Aftësi dhe eksperience ne hartim projektesh, ngritje fondesh dhe implementim te programeve;

Njohuri dhe përvojë në barazi gjinore, mbrojtje sociale, programe te përfshirjes sociale; ose, fusha përkatëse;

Eksperience në menaxhim projektesh dhe ekipi;

Kapaciteti për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion;

Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim dhe zgjidhje së konflikteve, mendje-hapur dhe pjekuri emocionale;

Aftësi shumë të mira të të folurit dhe të shkruarit në anglisht dhe shqip.

Kohëzgjatja e kontratës: deri 31 Dhjetor 2021.

KONTAKT:

Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin një Letër Interesi, CV dhe oferte ekonomike, sa më shpejt të jetë e mundur në aikidotirana@gmail.com

Vini re se vendi do të mbetet i hapur derisa të plotësohet pozicioni.

** Ju lutemi vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a