“Machine Learning for Visual Computing” by Prof. Dr. Bernd Freisleben, University of Marburg, Germany

  • 17 February, 2021

Duam t’ju ftojme për një sesion shumë të veçantë të TechTalks, ku kemi ftuar si speaker profesorin e nderuar gjerman Prof. Dr. Bernd Freisleben, i cili në prezantimin e tij do trajtojë temën “Machine Learning for Visual Computing”.

Metodat machine learning, deep learning dhe neural networks sot përdoren në industri të ndryshme, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Në këtë prezantim, Prof. Bernd Freisleben do shpjegojë se si funksionojnë këto metoda, si përdoren, në cilat fusha gjejnë më së shumti përdorim, dhe cilat janë trendet e fundit të studimit, duke ilustruar përdorimin e tyre në fushën e analitikës së imazhit dhe videos. .

Prof. Dr. Bernd Freisleben është profesor i Shkencës Kompjuterike në Universitetin e Marburgut në Gjermani. Interesat e tij aktuale të hulumtimit përfshijnë metodat e ‘machine learning’, ‘multimedia computing’, ‘mobile computing’, dhe ‘cloud computing ‘. Ai ka botuar mbi 500 punime shkencore në revista dhe konferenca ndërkombëtare të njohura dhe të vlerësuara (Google Scholar h-Index: 50; pothuajse 12.000 citime). Ai ka fituar disa çmime për punimet më të mira shkencore dhe për inovacionet më të mira, si dhe ka drejtuar mbi 40 projekte studimore shkencore të financuara nga institucione qeveritare dhe partnerë industrialë. Gjatë 20 viteve të fundit Prof Bernd-i ka arritur të gjenerojë me sukses fonde nga palë të treta për grupin e tij kërkimor, të një vlere mbi 10.2 milion Euro. Deri tani, ai ka mbikëqyrur me sukses 7 Postdocs, 39 PhD dhe mbi 180 studentë MSc dhe BSc.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi me datë 24 shkurt, në orën 17:30, të regjistroheni tek link-u më poshtë që të merrni updates.

Kliko këtu për tu regjistruar