Konkurs për të rinjtë, organizuar në kuadër të fushatës rinore "Dritarja e Mundësive".

Konkurs për të rinjtë, organizuar në kuadër të fushatës rinore "Dritarja e Mundësive".
Tema: "Më mbaj në Shqipëri!"
Bëhu pjesë e konkursit me punimin tënd!
Mosha: Të rinjtë nga 17 deri 25 vjeç
Formati: Ese 3-5 faqe
Punimi të jetë origjinal.
Në dorëzimin e punimit do të përfshihet emri, mosha, si edhe shkolla ose universiteti ku studioni.
Gjuha e prezantimit të punimeve do jetë shqipja.
Çmime dhe surpriza për fituesit.
Certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.
Punimet fituese do të postohen edhe në website-in tonë.
Çmimet do të ndahen në 20 shkurt 2021, kur do të zhvillohet edhe Konferenca rinore dhe fituesit do te prezantojnë punimet e tyre.
Konferenca do të ketë të ftuar dhe folës nga fusha të ndryshme të jetës sociale, profesorë, drejtues institucionesh, biznesesh, ambasadorë dhe shumë personalitete të njohura.
Juria do të ketë në përbërje të saj personalitete të shquara të jetës akademike dhe qytetare.
Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve: 13 shkurt 2021
Apliko në www.dritarjaemundesive.com