Fondacioni Together Albania po kërkon një profesionist të motivuar për pozicionin Koordinator Projekti

Fondacioni Together Albania po kërkon një profesionist të motivuar për pozicionin Koordinator Projekti
Titulli i Pozicionit: Koordinator Projektesh
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja: 9 muaj, me mundësi zgjatje të afatit
Koha e fillimit të punës: Mars
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për implementimin e aktiviteteve të projektit
- Përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe monitorimin e implementimit të aktiviteteve në fushën e kërkuar
- Punon në koordinim të afërt me menaxherin e mediave sociale dhe të jetë lehtësues për zbatimin e veprimtarisë duke i’u përgjigjur stafit menaxhues
- Përgatit raporte mujore në progresin e implementimit të aktiviteteve dhe rezultatet e arritura
- Siguron raporte, rekomandime dhe statusin e rezultateve të projektit, ndjek progresin sipas kalendarit të projektit
- Ndihmon në zhvillimin dhe shkrimin e propozimeve
- Koordinatori i Projekteve do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe përgatitjen e promovimeve dhe aktiviteteve në media sociale
- Performon detyra të tjera të kërkuara
Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar
Diplomë e nivelit Master në Shkencat Sociale ose fushë e ngjashme, mundësisht Psikologji / Punë Sociale, nga një institucion akademik i akredituar me 3 vjet përvojë në koordinim projektesh
Eksperiencë në ndërveprimin me autoritetet qeveritare, institucionet nacionale dhe internacionale, agjensitë e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të tjera jo-qeveritare
Eksperiencë në punën me viktimat e trafikimit dhe grupe të tjera vulnerabël
Punë e mëparshme me organizata internacionale humanitare, jo-qeveritare ose organizata /institucione qeveritare në një kontekst multikulturor përbën avantazh
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe letër motivimi në adresën e email-it together.albaniaHr@gmail.com
Subjekti i email-it duhet të përmbajë pozicionin për të cilin po aplikoni. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV tuaja. Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj jo më vonë se 24 Shkurt 2021, 12:00 pm që aplikimi juaj të konsiderohet i vlefshëm.