Fokus grupi i paguar

  • 17 February, 2021

Fokus grupet e paguara janë një formë e kërkimit  cilësor ku pjesmarrësit ndërveprojnë me njëri-tjetrin nën udhëheqjen e një moderatori rreth një teme të caktuar.

Nga perspektiva e marketingut, fokus grupi është një mjet i rëndësishëm për marrjen e reagimeve në lidhje me produke të reja apo dhe tema të caktuara nga fusha të ndryshme.

Gjatë një fokus grupi, kohëzgjatja e të cilit shkon mesatarisht deri dy orë, pjesëmarrësve përveç faktit që do të shpehin opinionet dhe mendimet e tyre mund  t’u kërkohet që të kryejnë dhe detyra të ndryshme si krijimi i modeleve reklamuese të një produkti duke filluar që vizatimi i një figure, shkrimi i një eseje të shkurtër apo dhe vlerësime për tema të caktuara. Ndonjëherë, temat e zgjedhura mund fokusohen dhe tek  emrat e mundshëm për një produkt të ri, i cili akoma nuk mund të ketë dale në treg.

Fokus Grupet janë më pak formale sesa sondazhet: moderatori do të ketë pyetje specifike për të bërë, por biseda zakonisht rritet dhe zhvillohet organikisht ndërsa pjesëmarrësit diskutojnë përshtypjet e tyre. Zakonisht, grupet e fokusit përdoren për të marrë pikëpamjet e konsumatorëve për:

  • Tematika sociale dhe politike
  • Produkte të reja ose fushata marketingu
  • Produktet dhe fushatat ekzistuese dhe se si ata mund të përmirësohen
  • Ndjenja rreth markës
  • Pamje për drejtimin e ri ose stilin vizual të një marke
  • Ide për mënyrën se si marka mund të përmirësojë pozicionin e saj.

KLIKO KËTU