Entela Kasi fituese e Çmimit "Eccellenza Donna International”.

  • 07 July, 2020

Një nga 5 fitueset e Çmimit "Eccellenza Donna International” për vitin 2020 është shpallur shkrimtarja shqiptare, presidente e Qendrës Pen për Shqipërinë, Entela Kasi. Ky çmim i është dhënë nga Komuna e Aulla-s, në Toskanë, 5 grave nga e gjithë bota për kontributin e tyre në fushën e letërsisë dhe arteve. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve së “Ekselencës në Itali dhe botë” do të mbahet në muajin nëntor në Komunën e Aulla-s.

https://buff.ly/2ZtueA2