Digi Diaspora 2 - Meetup #3 - më datë 23 Qershor 2021, prej orës 13:30 – 19:00

  • 21 June, 2021

Digi Diaspora 2 - Meetup #3 është aktivitet, i cili organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diasporës - një program i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), i cili përmes instrumentave të profesionistëve të kthyer dhe bashkëpunimit me Diasporën, mbështet trasferimin e njohurive për zhvillim.

Partner i këtij projekti është edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, i cili përfaqësohet në këtë event me Rrjetin e Profesionistëve të Diasporës.

https://rrjetiprofesionisteve.al/

Aktiviteti Meetup #3, është në vijim të aktiviteteve Meetup #1 dhe Meetup #2 dhe organizohet online në aplikacionin “Zoom” më datë 23 Qershor 2021, prej orës 13:30 – 19:00, ku do të marrin pjesë përfaqësues të suksesshëm të industrisë digjitale të Diasporës, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky është organizimi i fundit nga një seri prej 3 takimesh, takimi i parë u organizua më datë 12 maj 2021 (Meetup #1), kurse takimi i dytë (Meetup #2) u zhvillua më datë 2 qershor 2021.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ofrimi i njohurive në fushën e IT-së, përmes angazhimit të diasporës së kualifikuar shqiptare, me qëllim forcimin e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit digjital, si dhe rrjetëzimi profesional.

Për tu regjistruar kliko:

https://us02web.zoom.us/.../reg.../WN_wqUm6mvXSNGHkAHOQnLTjA

#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim