Digi Diaspora 2 - Meetup #2 -datë 02/06/2021 ora 13:30-19:00

  • 21 June, 2021

Digi Diaspora 2 - Meetup #2 është aktiviteti i radhës që do të organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diasporës - një program i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), i cili përmes instrumentave të profesionistëve të kthyer dhe bashkëpunimit me diasporën, mbështet trasferimin e njohurive për zhvillim.

Partner në këtë projekt është edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, i cili përfaqësohet në këtë event me Rrjetin e Profesionistëve të Diasporës. https://rrjetiprofesionisteve.al/

Ky është organizimi i dytë nga një seri prej 3 takimesh, takimi i parë u organizua me sukses më datë 12 maj 2021 (Meetup #1). Ndërsa takimi i fundit është planifikuar për në datë 23 qershor 2021 (Meetup #3), ku do të marrin pjesë përfaqësues të suksesshëm të industrisë digjitale në Diasporë.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ofrimi i njohurive në fushën e IT-së, përmes angazhimit të Diasporës së kualifikuar shqiptare, me synimin e forcimit të kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit digjital, si dhe rrjetëzimit profesional.

Aktiviteti do të organizohet online në aplikacionin Zoom dhe për tu regjistruar kliko 👇

https://us02web.zoom.us/.../reg.../WN_DnxPmkY9Rbi65pYrRZCGaw