Digi Diaspora – Event

  • 10 May, 2021

Digi Diaspora – Event

Digi Diaspora 2 – Meetup #1, është aktiviteti i radhës që do të organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diasporës – financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), i cili përmes instrumentave të profesionistëve të kthyer dhe bashkëpunimit me diasporën, mbështet trasferimin e njohurive për zhvillim.
Partnerë të tjerë në këtë projekt janë Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës që përfaqësohet me anë të Rrjetit të Profesionistëve, si dhe Innovate Albania, që përfaqëson disa organizata dhe komunitetin e inovacionit dhe start-ups në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.
Aktivitetet do të organizohen online via Zoom me përfaqësues të suksesshëm të industrisë digjitale të Diasporës, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.
Meetup #1 – 12 Maj 2021, ora 13.30 – 19.00.
Meetup #2 – 2 Qershor 2021, ora 13.30 – 19.00.
Meetup #3 – 23 Qershor 2021, ora 13.30 – 19.00.
Qëllimi i aktiviteteve është ofrimi i njohurive në fushën e IT-së, përmes angazhimit të diasporës së kualifikuar shqiptare, me qëllim forcimin e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit digjital, si dhe rrjetëzimi profesional.
Bashkëngjitur gjendet axhenda e aktivitetit të datës 12 Maj. Për më shumë mbi këtë aktivitet vizitoni
digi-diaspora.com dhe Regjistrohuni tek lidhja në platformën Zoom http://bit.ly/digidiaspora
Për çdo pyetje kontaktoni Dritan Mezini, sipërmarrës dhe drejtor ekzekutiv i AITA,
dmezini@dm-consulting.biz.
Ju faleminderit dhe ju mirëpresim!