CONNECT ALBANIA, NJË MEKANIZËM I RI PËR TË INVESTUAR NË SHQIPËRI

  • 03 February, 2021

Në kuadër të Programit "Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë", më 5 Shkurt 2021, nga ora 10:00 - 12:30, IOM Albania vijon me prezantimin e Connect Albania, një Mekanizëm i Ri për të Investuar në Shqipëri". Connect Albania synon të angazhojë anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën si Agjentë Zhvillimi, me një fokus të veçantë, në fazën e tij të parë, në Diasporën Shqiptare që jeton në Itali, duke marrë parasysh që Programi i Diasporës së IOM Albania financohet nga Qeveria Italiane. Përmes Connect Albania, anëtarët e diasporës do të tërheqin investimet e huaja në vendin e tyre.

Ky është një aktivitet i rëndësishëm për ata që duan të zbulojnë potencialin e programit të ri CONNECT ALBANIA, në veçanti për anëtarët e Diasporës Shqiptare që duan janë të interesuar të veprojnë si Agjentë Zhvillimi si dhe për investitorë të mundshëm, të cilët do të ketë mundësinë për të marrë një pamje të qartë të mundësive të ndryshme të investimeve në Shqipëri - prezantuar nga Përfaqësuesit e Lartë të Qeverisë Shqiptare.

Eventi do të fokusohet në:

1) Shërbime të Kualifikuara të Sektorit të Tretë (Arkitektura dhe Inxhinieria, Menaxhimi i Korporatave, Logjistika & Shpërndarja)
2) Turizmi
3) Hortikulturë

Gjatë eventit online do të prezantohet patforma dixhitale dhe rregullorja e programit CONNECT ALBANIA.