CES, konferenca më e madhe e teknologjisë në botë, do të zhvillohet online

  • 03 August, 2020

Ekspozita Elektronike e Konsumatorit (CES), një nga konferencat më të mëdha në fushën e teknologjisë, do të zhvillohet virtualisht në janar 2021, njoftoi Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorit (CTA). CTA përmendi pandeminë COVID-19 dhe shqetësimet për përhapjen e virusit si arsyetimin e saj për anulimin e konferencës fizikisht.

CES zakonisht zhvillohet në Las Vegas, në muajin janar dhe përfshin shumë mbledhje në salla të mbushura plot, si dhe takime më të vogla midis shitësve, prodhuesve dhe profesionistëve të tjerë të industrisë.

Sipas CTA, CES në formatin online, do të jetë një “përvojë e re gjithëpërfshirëse”. Organizata nuk dha shumë detaje rreth organizimit online, por pretendon se konferenca do të jetë “shumë e personalizuar”. Organizata ende planifikon të zhvillojë CES 2022 në Las Vegas.

Lexoni: Turizmi sektori më i goditur nga COVID-19, industria globale humbi 320 miliardë dollarë

Në muajin maj, CTA po planifikonte ta zhvillonte fizikisht CES 2021. Në atë periudhë, një numër konferencash të mëdha të planifikuara për vitin 2020 tashmë ishin anuluar, shtyrë, ose zhvendosur në internet, duke përfshirë Blizzard’s BlizzCon, E3, F8 të Facebook, I / O të Google, SXSW, Konferenca e Zhvilluesve të Lojërave, dhe të gjitha konferencat e Microsoft (përfshirë eventet Ignite dhe Inspire).

Kongresi Botëror i Shoqatës GSM Mobile, i planifikuar fillimisht për shkurt, ishte një nga konferencat e para të mëdha të teknologjisë që u anulua për shkak të shqetësimeve të COVID-19.

Lajmi burim