Bashkëbisedim me Anëtarët e Rinj të Rrjetit

  • 02 March, 2021

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në kushtet e kufizuara të krijuara nga COVID-19, synon të krijojë një urë komunikimi me anëtarët e rinj të “Rrjetit të Profesionistëve të Diasporës”. Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës ka kënaqësinë t’ju ftoj të bëheni pjesëmarrës në forumin virtual “Bashkëbisedim me anëtarët e rinj të rrjetit” 

 

Forumi ka për qëllim: 

  • Krijimin e një ure komunikimi midis anëtarëve të rinj të rrjetit. 
  • Prezantimin e dy platforma të dedikuara “Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës” dhe “Digjitalizimi i Veprave Shqiptare”.
  • Krijimin e një metodologjie bashkëpunimi, bazuar në idetë dhe praktikat më të mira të fituara në Diasporë. 


Në këtë event, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth rrjetit të profesionistëve të Diasporës, digjitalizimit të veprave shqiptare dhe mundësive që këto platforma ofrojnë. Ata mund të ndajnë sugjerimet e tyre në lidhje me zhvillimin, zgjerimin e platformave dhe mënyrat e përfshirjes përmes kontributit të tyre në zhvillimin socio-ekonomik të vendit të origjinës, si dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shqiptarëve në Diasporë dhe komunitetit në Shqipëri.

 
 
Ky forum është në vazhdën e ciklit të bashkëbisedimeve me Diasporën.

  
Datë: 04/03/2021 
Ora: 12:00

______________________________________________________________________________ 

Microsoft Teams meeting 

Join on your computer or mobile app 

Click here to join the meeting 

Learn More | Meeting options