Sopranoja shqiptare Arlinda Morava, soliste në skenën e Grand Hotel Continental në Bukuresht, më 8 korrik

  • 08 July, 2020

Sopranoja shqiptare me veprimtari në Rumani, Arlinda Morava, do të përformojë si soliste në skenën e Grand Hotel Continental në Bukuresht, në një mbrëmje të organizuar nga Klubi Rotary International. Ajo herë pas here rikthehet me performancat e saj në qytetin e lindjes, Korçë, dhe ndër vlerësimet që ajo ka marr gjatë karrierës së saj është Çertifikata e Shkëlqesisë “Për promovimin e kulturës shqiptare në Rumani dhe në gjithë Europën” nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë.

Shiko Postimin